Zemra e derrit nga sot rrah në gjoksin e njeriut: Hoxhë Shefqeti thote se eshte haram

0
16

Kryelajmin e mjekësisë botërore për transplantimin e zemrës së derrit te njeriu, e kanë pritur në mënyra të ndryshme teologët myslimanë, feja e të cilëve e ndalon konsumimin e mishit të kësaj kafshe.

Hoxha Shefqet Krasniqi, e sheh këtë veprim si degradim dhe haram

“Në të gjithë librat qiellor derri ka qenë i ndyrë dhe çdo produkt i tij po ashtu. Por që shumë popuj e kanë futur në përdorim pavarësisht ndalimit, ndërkaq çifutët dhe myslimanët vazhdojnë të mos e konsumojnë, andaj përdorimi i këtyre produkteve është për me e degradu fjalën e zotit… Ia kanë humbur çdo vlerë jetës së njeriut, ky është degradim”, ka thënë Shefqet Krasniqi për Klankosova.tv

Sipas tij, mjekimi me gjëra të ndyra e të ndaluara është haram, madje në këtë rast edhe më “haram” se alkooli.

“Kjo mund të jetë edhe më e rëndë se pirja e alkoolit për mjekim, pasi alkooli mund edhe të pastrohet nga trupi, ndërkaq kjo mbetet. Pra me e nda trupin me derr është haram. Jo vetëm unë po asnjë mysliman nuk mundet me u pajtu me këtë”, ka thënë Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu