Zëri i një kohe

0
1019

 

Atdhetarit, Adem Demaçit

Që në moshë krejt të re
tufanet më mbërthyen
si në drama karrocierësh
duart i bëra grusht
dhe fjalës i dhashë frymë
Në tërë jetën time
luftë kam bërë me terrin
dhe plagën e dhimbjes
e kam thënë hapur
në gjitha vlimet në Kosovë
unë kam qenë i pranishëm
Në atë kohë të dënimeve
pak kush guxonte
që mendjes t´i thoshte
të ngritët kundër pushtimit
dhe fjalës së plagosur
Më thirr pëshpëriste guri
më thirr pëshpëriste uji
më thirr më thoshte dielli
dhe nxirre fjalën që zien
dhe fshima plagën o bir
se këtu bëhet luftë
se këtu vritet liria
Thirjeve të vuajtjeve dhe
të dhimbjeve, ua dhashë
fjalën, u betova; se edhe
në kohë të dënimeve
dhe të vrasjeve pa gjyq
unë do ta ngrej zërin
për gjaken time, Kosovën
Shokë të mi të luftës
liria nuk ka çmim
liria nuk ka moshë
gjaku i saj jemi të gjithë!..

Rrustem Geci – Dortumnd

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu