Zëvendësministri nga PDK-ja: Shpend, besoj fuqishëm te ti

0
453

rexhep-hoti

Zëvendësministri i kulturës që vjen nga PDK-ja, Rexhep Hoti ka uruar Shpend Ahmetin pas përfshirjes në mesin e 28 liderëve europian me ndikim në transformimin e politikave dhe ideve europiane për vitin 2017, nga magazina prestigjioze “POLITICO”.

Sipas Hotit ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën pasi bëhet fjalë për politikë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Hotit:

Një lajm shumë i gëzuar për Kosovën na vjen nga Politico.eu, i sponsorizuar prej mediumit të famshëm «Sky», ku cilësohet guida e 28 njerëzve që pritet të shkëlqejnë në vitin 2017 e tutje.

Ky gëzim bëhet edhe më i veçantë, sepse bëhet fjalë për politikë.
Por, veçantia thellohet edhe më shumë sepse konkretizohet te një personalitet politik kreativ e novator, në kuadër të subjektit prej nga ai vjen.

Urimi im për Shpend Ahmetin në këtë rast është pjesë e një urimi që sjellë reflektim pozitiv dhe inkurajim për klasën politike të pa ngarkuar e ngjyrosur nga barishtet e këqija, që e rrënojnë një qeverisje të mirë, transparente, kreative dhe prosperuese.

E vërteta se ndajmë subjekte të ndryshme, më jep më shumë kurajë për të qenë gjithmonë të bashkërenduar brenda standardeve që kërkon edhe një bashkëpunim i tillë në një shtet demokratik.

Urime dhe shumë fat e suksese, Shpend!

P.S: Besoj fuqishëm se Ti sapo ke filluar ta shpalosësh shërbimin tënd kreativ të një personaliteti të zgjedhur me votë të lirë ndaj qytetarit!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu