Zgjedhjet e reja më 14 dhjetor?

0
573

Zgjedhjet

Në rast se liderët e partive poltike nuk do të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik, atëherë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjag, të premten eventualisht të martën, me dekret të veçantë do ta shpërndajë Kuvendin, më paa do t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme me 14 dhjetor.
Lajmin e kanë konfirmuar burime mirë të informuara të gazetës “Epoka e re”. Po këto burime kanë bërë me dije se Kosova është vonuar në krijimin e institucioneve, prandaj nuk ka kohë për ta krijuar qeverinë me procedurë të rregullt për shkak të mosfunksionimit të Kuvendit.

“Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga do t’i presë deri të premten liderët e partive politike nëse do të arrijnë një marrëveshje për daljen nga kriza politike, përndryshe, të premten më së largu javën e ardhshme (të martën), ajo me dekret të veçantë shpërndanë Kuvendin dhe shpall datën e zgjedhjeve më 14 dhjetor”, ka thënë ky burim për gazetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu