Zgjedhjet e Serbisë do të mbahen edhe në Kosovë!

0
633

Isa Mustafa dhe Vucic

Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të mbahen edhe në Kosovë, por për organizimin e tyre do të jetë e nevojshme asistenca teknike e OSBES-së.

Zgjedhjet lokale të Serbisë nuk do të ketë pasi Beograd me Marrëveshjen e Brukselit është detyruar që zgjedhjet lokale të mbahen sipas sistemit zgjedhor në Kosovës dhe serbë e Kosovës kështu kanë vepruar në vitin 2013 kur kreu shtetëror serb i ftoi të dilnin në zgjedhje.

Shefi i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, njofton gazeta e Beogradi, thotë se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të mbahen në Kosovë pa marrë para sysh në pengesat e mundshme nga Prishtina, transmeton Koha.net.

Sipas mendimit të analistit Dushan Janjiq, ka shans që Beogradi e Prishtina të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë ne Kosovë.

“Serbët në Kosovë kanë shtetësi të Serbisë dhe, prandaj, kanë të drejtë votimi, e edhe parlamenti serb nuk është “institucion paralel” që për Prishtinën është “kallo”. Atunë e dytë që Beogradi mund ta përdorë në biseda me bashkësinë ndërkombëtare është se çështja e statusit nuk është zgjidhur, ka thënë ai.

Janjiq mendon se zgjedhje lokale në Kosovë nuk do të ketë sepse Beogradi është obliguar që në Kosovë të shuajë pushtetin lokal që i takon sistemit serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu