Zgjedhjet serbe edhe në Kosovë, tërhiqet Thaçi

0
873

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi pavarësisht deklaratave të deritanishëm se nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës ka ndryshuar vijën e kursit.

Në mbledhjen e sotëm të kabinetit qeveritar, Thaçi ka bërë të ditur se pas takimit baroneshën Katerin Ashton, ku janë diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë, është kërkuar që qytetarëve me dyshtetësi t’u krijohet mundësia për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe, të cilat do të mbahen me 6 maj.

“Pas vizitës në SHBA, edhe me t’u kthyer dje në Stamboll, kryeministri Hashim Thaçi ka pasur një takim me baroneshën Catherine Ashton, ku temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në Kosovë. Kryeminsitri Thaçi edhe njëherë ritheksoi se nuk do të ketë zgjedhje serbe në Kosovë. Por, sipas kryeministrit, është kërkuar nga organizatat ndërkombëtare që të krijojnë kushte të përshtatshme që qytetarëve me dyshtetësi t’u krijohet hapërisa e nevojshme për të marrë pjesë në votim”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e qeverisë së Kosovës.

Lidhur me situatën në veri të Mitrovicës, Thaçi është shprehur se gjatë vizitës në SHBA ka kërkuar angazhim shtesë të KFOR-it, EULEX-it dhe institucioneve tjera për të shtrirë rendin dhe ligjin edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Sa i takon incidentit të arrestimit të dy policëve kosovarë nga Serbia, Thaçi u shpreh se “kushdo që pretendon qoftë edhe një centimetër të cenojë integritetin territorial të Kosovës, apo dinjitetin e uniformës së policisë së Kosovës, policia e ka mandatin të përdorë gjithë autoritetin kushtetues dhe ligjor, qoftë edhe përballë xhandarmërisë serbe”. /F.S/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu