Zgjerohet pista e hetimeve për vrasjen e Hamdi Sopës

0
804

Prishtinë, 7 shkurt – (E plotësuar) Mediat në Prishtinë raportojnë për zgjerimin e hetimeve në rastin e vdekjes misterioze të zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Hamdi Sopës. Gazeta “Bota sot” sot shkruan se “kanë zgjeruar pistën e të dyshuarve në vrasjen e zyrtarit për informim të kryeministrit të Kosovës, Hamdi Sopa. Ata janë I.S dhe V.R…. të cilët dyshohen se kanë dorë në vrasjen e tëp ndjerit Hamdi Sopa. I pari, I.S. ka lidhje familjare dhe është mik shtëpie i të ndjerit Hamdi Sopa, ndërsa i dyti, V.R. rreth 53 vjeçar, dyshohet se ishte në lidhje intime me njërën nga vajzat e të ndjerit Sopa”.

Avokati i familjes Sopa i ka thënë KTV-së se do të kërkojë zhvarrimin e të ndjerit Sopa, për autopsi të re.

Meqë ka pak kohë prej varrimit, mbrojtja në rastin e Hamdi Sopës pritet të kërkojë zhvarrimin e tij dhe një autopsi të re të trupit të tij. Paralajmërimin e ka bërë në “Interaktiv” të KTV-së avokati i Teuta Sopës, Florin Vërtopi.

Ai ka thënë se klientja e tij nuk e ka vrarë bashkëshortin e saj dhe se këtë nuk e kanë bërë as dy vajzat e të ndjerit. Sipas Vërtopit, Hamdi Sopa fillimisht është lënduar në banjo e më pas edhe ka kërcyer nga ballkoni i banesës së tij. “Ato nuk kanë asnjë lidhje. Kjo familje po shkatërrohet për shkak të akuzave publike të pabaza.

Janë përdorur edhe qenë në bastisjen e banesës, por nuk është gjetur narkotikë, as marihuanë, as kokainë, asgjë”, ka thënë Vërtopi. Avokati e ka cilësuar të pabazë paraburgimin dhe ka thënë se ekzaminimi i thikës do të tregojë se Teuta dhe vajzat e saj nuk kanë lidhje me atë që i ka ndodhur kryefamiljarit të tyre. Ai ka kërkuar që rastin ta marrë përsipër EULEX-i.

Kamera regjistron lëvizje të dyshimta të gruas dhe vajzave të Hamdi Sopës
Prishtinë, 7 shkurt – “Koha Ditore” ka marrë vesh se ka video që dëshmojnë për lëvizjet e dyshimta të të dyshuarave. Sipas një dëshmitari, i cili ka thënë se i ka parë vetë lëvizjet e tyre nga një pozicion i përafërt me një kamerë që ka filmuar, fill pas lajmit se Sopa ka rënë nga ballkoni ka parë vajzën e tij Artinën duke dalë më vrap nga dera e banesës.

Pas saj, sipas tij, kanë dalë gruaja dhe vajza tjetër me vrap. Pas disa minutash ato janë ngjitur në banesë, për të dalë sërish. Sërish ato ishin kthyer e kishin dalë. Herën e fundit kur kishin shkuar në banesë ishin veshur trash duke u mbështjell edhe me shall.

“Artina fliste në telefon me dikë, e Erna shkruante sms duke u endur nëpër korridor. Ato flisnin diçka me zë të vogël dhe më vonë kanë dalë”, ka treguar dëshmitari.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu