Zhbogar: Trepça nuk ka qenë në agjendë, varet nga Mustafa dhe Vuçiç

0
672

samuel-zbogar

Shefi i Zyrës sё Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se në takimin e nesërm, që pritet të mbahet në Bruksel, për secilin do të jetë diçka e re. Si për përfaqësuesen e BE-së por edhe për të tjerët.

Zhbogar thotë se nuk i kanë detyruar asnjëherë të bisedojnë për diçka, sipas tij, janë aty për të parë nga afër si po shkojnë bisedimet.

Për Trepçën thotë se është në dorë të liderëve të të dyja vendeve, nëse duan ta fusin në agjendë.

“Tensioni është ende i lartë mes Kosovës dhe Serbisë, ata po planifikojnë të vlerësojnë se çka është zhvilluar deri tani ka shumë muaj që nuk janë takuar. Çështja e gjyqësorit është si temë, ka mbetur nga takimi i fundit. Ka edhe çështje të tjera por që kanë mbetur nga marrëveshja. Pritet të shkëmbejnë edhe mendime. Në nuk caktojmë agjenda, jemi aty por nuk vendosim”, tha ai.

“Trepça nuk ka qenë në agjendë, nuk është diskutuar, por mbetet të shihet nga dy udhëheqësit nëse do pranojnë të diskutojnë për të. Ne askënd se kemi detyruar të flet për asgjë. Mendoj se do i dëgjojmë të dyja palët të hënën dhe të shohim ku do shkohet pastaj. Ne nuk kemi bërë trysni ndonjëherë, ndodhsha për Gjykatën por jo për raste tjera që jemi munduar njërën palë apo tjetrën ta diskutojë. Nuk ka bisedime nëse detyron dikë për diçka”, tha ai.

“Tema e Gjykatës Speciale ende është në ajër, mungesa e institucioneve në Kosovë e ka shtyrë këtë çështje, duhet një dokument Ligjor, që e kemi prioritet ne por besojë edhe Kosova. Ky thjeshtë është zbatim i vendimit të Kuvendit. Kjo nënkupton të hartojmë Ligjin për Gjykatën Speciale e dhe disa ndryshime Kushtetuese që mundësojnë funksionimin e Gjykatës. Nuk ka afat kohor por besojë se do të ndodh shpejtë ngase kemi humbur shumë kohë dhe tani duhen veprime”, thotë Zhbogar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu