“Zhdukja” e mistershme e dosjes së Afrim Abazit

0
451

Ferizaj, 19 mars – Në  prag të përvjetorit të parë të ngjarjeve të vitit 1981, pikërisht më 11 mars, nxënësi   Afrim Abazi (18) ishte nxjerrë nga  policët  prej orës së mësimit, në Shkollën  e Mesme Teknike të Ferizajt dhe ishte arrestuar. Ai më nuk ishte kthyer as në mesin e shokëve  dhe as të familjes së tij. Pas torturave të rënda disaditëshe, më 19 mars  të vitit 1982, ai nga agjentët e sigurimit ishte hedhur për vdekje nga kati i katërt i ndërtesës  së  ish-Sekretariatit policor të Ferizajt (SPB-ja).

Tash e 30 vjet pas familja Abazi vazhdon të kërkojë të vërtetën për birin dhe vëllanë e tyre, kërkon drejtësi për të sqaruar rrethanat e plota të vrasjes së tij. Mirëpo enigma e   krimit mbahet e fshehur nga opinioni, me gjithë kërkesat edhe në rrugë ligjore që dosja e Afrim Abazit të hapet dhe të shihet kush qëndroi prapa një krimi të tillë, që atëbotë pati tronditur Ferizajn dhe Kosovën.

“Tri dekada me mungesën e vëllait nuk ishin të lehta, mungesën e tij e rëndon edhe enigma se si ndodhi që të hidhej për  vdekje në tokë, kush e mori atë vendim, duart e kujt e hodhën”, shtron pyetjet i vëllai Fatoni. “Gjithë trupin e ka pasur të mavijosur, ndërkaq nën thonj ka pasur gjurmë të gjilpërave të ngulura”, kujton Fatoni.Fatoni shpreh zhgënjimin se si as pas luftës së fundit  nuk u arrit të ndriçohej rasti i të vëllait. “Rasti i Afrimit dhe ai i Xhemajli Berishës nga Prizreni mbase  janë unikatë në tërë ish–Jugosllavinë, sepse ata janë hedhur nga ndërtesat e sigurimit për t’i mbuluar gjurmët e krimit të UDB-së”, thotë Fatoni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu