Zhugolli rikthehet në KEK, merr dhe 6 milionë euro tenderë

0
657

Zhugolli rikthehet në KEK, merr dhe 6 milionë euro tenderë

Kompania private “Eco Trade” e Mehdi Zhugollit për më pak se dy vjet ka fituar tenderë në vlerë prej mbi 6 milionë eurosh nga kompania më e madhe publike në vend –  Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Biznesmeni, i cili kishte “monopolin” mbi tenderët milionësh në Kosovë, është rikthyer fuqishëm në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Kompania private “Eco Trade” e Mehdi Zhugollit për më pak se dy vjet ka fituar tenderë në vlerë prej mbi 6 milionë euro nga kompania më e madhepublike në vend.

Sipas një hulumtimi të gazetës “Zëri”, gjatë fillimvitit 2017 Zhugolli ka marrë tender njëburimor nga kompania që drejtohet nga Arben Xhukaj në vlerë prej rreth 4.2 milionë eurosh për “Furnizim, demontim, montim dhe komisionim të reduktorëve të pompës furnizuese për Bllokun A3/A4”. Ndërkaq, një tender tjetër prej 1.8 milionë eurosh dhe disa tenderë më të vegjël kompania në fjalë i kishte marrë nga KEK-u gjatë vitit që lamë pas.

Për kompanitë e vëllezërve Zhugolli vite më parë është raportuar në medie se kanë marrë dhjetëra miliona eurotenderë nga KEK-u. Madje, sipas medieve, kjo kompani ka fituar tenderë për shkak të lidhjeve me ish-kryeministrin Hashim Thaqi, tashmë president i vendit. Gazeta “Preportr” në vitin 2012 kishte shkruar se familja Zhugolli nga viti 2007 deri më 2012 ka përfituar 170 milionë euro tenderë nga KEK-u.

Sipas “Preportr”-it, kompanitë me të cilat familja Zhugolli ka marrë tenderë nga KEK-u janë: “ACDC-Kos”, “Eco Trade”, “I & A sh.p.k”. Familja Zhugolli po ashtu ka përfaqësinë e “ThyssenKrupp Fordertechnik”-ut, “Siemens”-it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu