Zhurnal: Rreth 50 gra, fëmijë e pleq shqiptarë po intervistohen në polici

0
779

Policia Maqedone

Më shumë se 50 shqiptar që kanë banuar në lagjen e Trimave në Kumanovë gjenden në stacionet policore në bisedë informative bëjnë të ditur informacione jozyrtare nga terreni. Në mesin e tyre gra, pleq dhe fëmijë.

Informacionet jozyrtare flasin se këta persona janë marrë nga policia në bisedë informative për kinse a kanë dijeni me grupin e armatosur që dje u përleshën me policinë maqedonase ku 5 pjesëtarë të njësiteve speciale humbën jetën, ,ndërsa më shumë se 20 policë u plagosën.

Familjarët e këtyre mbi 50 personave kërkojnë ndihmë nga institucionet përgjegjëse dhe OSBE-ja që të dinë më shumë për fatin e tyre, pasi në mesin e tyre ka fëmijë , gra dhe pleq./zhurnal.mk/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu