Zhvarroste kufomat e fëmijëve dhe i kthente në kukulla

0
695

anatoli

Një 46-vjeçar rus, Anatoli Moskvin nga Nizhni Novgorodi i Rusisë, u arrestua në vitin 2011, pasi u zbulua se zhvarroste trupat e pajetë të vajzave të moshës 3-12 vjeçare, raporton gazeta britanike “Daily Mail”.

Moskvin me profesion historian, ka zhvarrosur 150 trupa dhe më pas i merrte në shtëpi për koleksion dhe i kthente në mumie.

Në një video të zbuluar nga hetuesit në shtëpinë e 46-vjeçarit rus dhe e xhiruar prej tij shfaqen pamje horror  me kufomat me fustane nusërie dhe me gjithfarë veshjesh të tjera shumëngjyrëshe. Një pjesë e tyre janë shndërruar në “kukulla”.

Çdo kufomë ka një emër të ri dhe secilës i festohet ditëlindja.

Para se ti zhvarroste, Moskvin mblidhte informacione për jetët e fëmijëve të vdekur. Përveç të tjerash ai ka shkruar edhe manuale se si të krijohen kukullat me “material njeriu”, siç e quan ai.

Pasi është arrestuar nga policia ruse, Moskvin i është nënshtruar disa kontrolleve mjekësore nga ku rezultoi se ai kishte probleme mendore. Pikërisht për këtë arsye ai nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Më parë  Moskvin cilësohej si gjeni dhe një ndër poliglotët më të rrallë në rusi. Ai fliste dhe njihte plot 13 gjuhë të huaja.

http://www.dailymail.co.uk/video/news/video-1130430/Russian-grave-robber-dug-graves-150-little-girls.html

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu