Zhvatësit Surroi

0
959

Si e kishte nënshtruar Veton Surroi Ekrem Llukën që të paguaj haraç? Si e kishte nënshtruar Flaka Surroi Shyqyri Haxhën që të paguante haraç? Si po mundohen që të njëjtën praktikë ta ndjekin edhe kundër IPKO’s?

Pak a shumë sikur bandat e ndryshme të reketit dhe haraçit, edhe Kompania Koha e Veton dhe Flaka Surroit – vëlla e motër – nuk e kanë ndërmend t’i ndalin mjetet e presionit për t’i zhvatur 10 mijë eurot e kërkuara në muaj nga Kompania IPKO.

Pas televizionit KTV, vëlla e motër e kanë futur në lojë edhe gazetën e tyre, Koha Ditore, që për numrin e nesërm ka paralajmëruar më shumë hapësirë për t’i qëruar hesapet me IPKO’në, se sa për bisedimet në Bruksel.

Histeria e Flakës kundër IPKO’së ka filluar pasi ajo e ka kuptuar se kjo kompani nuk është në gjendje që t’i paguaj asaj 10 mijë euro haraç. Pra, kur e ka kuptuar se IPKO nuk e ka ndërmend që në biznesin e tyre ta bëjnë partner Flakën, duke i paguar 120 mijë në vit.

Përndryshe, deri me datën 15 mars, ditë kjo kur Flaka i është drejtuar me një letër drejtorit të përgjithshëm të IPKO’së, Robert Erzin, e falënderon këtë të fundit për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka pasur Kompania Koha me IPKO’në. Pasi ka marrë përgjigje negative, atëherë ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm u dogj në flakën e histerisë.

Kjo çka bën Kompania Koha, jo që i tejkalon përmasat e korrupsionit që kryhet nëpër institucionet publike, por ngjason shumë më shumë më format e zhvatjeve që bandat dhe krimi i organizuar i kryejnë ndaj bizneseve private, dukuri kjo që kryesisht ka qenë e përhapur pasluftës.

Haraçi i Vetonit kundër Ekrem Llukës

Këtë behane Flaka e ka të trashëguar nga i vëllai, Vetoni, i cili gjithashtu kur ka qenë formalisht udhëheqës i kompanisë Koha, e kishte detyruar biznesmenin nga Peja, Ekrem Lluka, që t’i nënshtrohej një presioni të rëndë medial dhe të nënshkruante një marrëveshje marketingu. Ky presion ndaj z. Lluka dhe kompanisë Dukagjini kishte ndodhur përgjatë vitit 2003-2004, për t’u ndërprerë fill pas një takimi të Vetonit me udhëheqësit e kompanisë Dukagjini. Kjo i kishte kushtuar Dukagjinit dhjetëra mijëra euro, por gjithashtu ishte ndalur fushata kundër Ekrem Llukës sikur “me dorë të Zotit”.

Lluka ketë herë kishte qenë i përgatitur për t’ia mbyllur gojën Vetonit me një “grusht dollarësh”. Ai e ka pasur mësimin e gatshëm prej një eksperience gjithashtu shumë të hidhur që e kishte pasur në vitin 2002, kur Lluka kishte menduar që të fillonte një televizion nacional. Prej frikës se humbjes së monopolit, apo prishjes së triumviratit të televizioneve nacionale, Vetoni i ishte hedhur në qafë kompanisë Dukagjini, kundër pronarit të së cilës kompani po kujdesej të zhvillonte në vepër të gjitha llojet e shkrimeve: ato hulumtuese, komente dhe të përziera. Nuk kishte munguar as një lobim i egër tek diplomatët ndërkombëtarë të pranishëm në Kosovë, para të cilëve e portretonte Llukën si një përbindësh. Ishte arritur qëllimi. Licenca nacionale nuk i ishte dhënë kompanisë Dukagjini, mirëpo një grusht me euro ishin pranuar nga pronari “përbindësh”.

Haraçi i Flakës kundër Shyqyr Haxhës

E trajnuar për ta ushtruar zejen e haraçit modern, e motra e Vetonit, Flaka, e kishte zbatuar më përpikëri dhe me plot sukses një presion dhe një zhvatje nga Posta dhe Telekomi i Kosovës. Drejtori Gjeneral i kësaj kompanie, Shyqyri Haxha, e kishte përjetuar fatin e njëjtë me atë të Llukës. Ishte shndërruar në target prej gazetës Koha Ditore dhe prej Televizionit Koha Vizion. Këta media kishin zhvilluar gazetari hulumtuese edhe në llogari të vëllait të Shyqyr Haxhës, i vrarë nga policia serbe gjatë luftës. Për të arritur deri tek efekti – pra dhjetëra mijëra euro – banda Koha po hulumtonin nëse vëllai i Shyqës ishte dëshmor apo viktimë.

Pas kësaj Drejtori i PTK’së, z. Haxha, nën ndërmjetësimin e ish-punëtorit të Kohës, Menduh Abazi, ishte ulur me Flakën dhe e kishte negociuar paqen. Kurse çmimi i paqes nuk ishte aspak parimor. Ishte financiar. U nënshkrua marrëveshja për marketing dhe u ndalë fushata.

Kriza financiare në planin ndërkombëtar – nuk e mohojmë ketë fakt! – ka mundësi të ketë prekur shumë biznese, e sigurisht edhe mediat. E sigurisht edhe kompaninë Koha. Por a është kjo arsye e mjaftë për t’i gjobitur bizneset me fushata histerike, për të ardhur deri tek ai grusht i mallkuar i dollarëve, a eurove?

Sido që të jetë Flaka është nisur me flakë kundër kompanisë IPKO, pronarëve të saj aktualë dhe atyre të kaluar.

Kush është IPKO?

Është nisur me flakë kundër IPKO’së, që është investimi më i madh i huaj direkt në historinë e ekonomisë së Kosovës, dhe njëkohësisht investimi më i madh i huaj i bërë jashtë Republikës së Sllovenisë.

IPKO është punëdhënës i më shumë se 500 punëtorëve me kontratë të rregullta pune, mirëpo ndikimi i saj në punësim është disa herë më i madh se sa numri i njerëzve që ajo punëson direkt, nëse merren për bazë edhe rreth 3000 punëtorë të kompanive tjera kontraktuese të cilat biznesin e tyre kryesisht e mbështesin tek puna e kontraktuar për kompaninë IPKO.

Si investitori më i madh i huaj direkt në Kosovë, IPKO – pjesë e Telekom Slovenije, fillimisht ka investuar 130.831 milionë € (2007), 43,844 milionë € (2008), 28,428 milionë € (2009), 9,093 milionë € (2010), 11,825 milionë € (2011), dhe 18,400 milionë € të planfikuara për t’i investuar këtë vit (2012).

Me hyrjen e saj në treg, IPKO ka sjellë konkurrencë në tregun e telefonisë mobile dhe përfitime të shumta për konsumatorët. Depërtimi i telefonisë mobile IPKO në treg, ka ulur çmimet, ndërsa ka ngritur cilësinë e shërbimeve, në nivelin më të lartë të mundshëm.

IPKO vazhdon të jetë ofruesi kryesor i internetit dhe televizionit kabllor digjital, edhe per nga shtrirja e rrjetit, edhe nga numri i konsumatorëve. IPKO ka një rrjet shumë të gjerë tokësor – fikse me 250.000 mijë porta, ndërsa numri i konsumatorëve të telefonisë fikse është në rritje të vazhdueshme.

Me këtë shtrirje të gjerë me të gjitha shërbimet bashkëkohore të telekomunikimit, kompania IPKO e pozicionon shtetin e Kosovës si vend modern, ku shkalla e lartë e depërtimit dhe përdorimit të internetit mbetet tregues i fuqishëm social.

IPKO është model i biznesit, i cili shtetit të Kosovës i ka shërbyer si pike e mirë referimi për tërheqjen e investime të huaja direkte nga jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu