ZKA: Ish-kryeministri Haradinaj aprovoi gati 30 mijë euro subvencione pa komision

0
131
ZKA: Ish-kryeministri Haradinaj aprovoi gati 30 mijë euro subvencione pa komision

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se 28 mijë e 550 euro subvencione nga Zyra për Komunitete janë ndarë pa asnjë komision, që do të shqyrtonte kërkesën dhe projektet për ndarjen e subvencioneve.

Ka mjaftuar vetëm kërkesa e përfituesit dhe asgjë tjetër.

“Në gjashtë raste të testuara, në vlerë 28.550 €, ku përfitues të subvencioneve nga ZKM-ja ishin personat fizikë, mjetet ndaj këtyre të fundit ishin ndarë në mungesë të vlerësimit nga një komision vlerësues, por vetëm duke u bazuar në kërkesën individuale drejtuar Zyrës për Komunitete”, thuhet nga ZKA-ja, raporton “Zeri.info”.

Në raport thuhet se këto kërkesa ishin dërguar për aprovim në kabinetin e kryeministrit nga drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) dhe të njëjtat ishin aprovuar përmes vendimeve të kryeministrit për ndarjen e mjeteve ndaj këtyre përfituesve.

“Kërkesat e parashtruara nuk ishin bërë përmes formularit të aplikimit, siç kërkohet në këtë program, pasi formulari nuk ishte i publikuar nga ZÇK-ja në faqen zyrtare”, ka thënë ZKA-ja në raportin për vitin 2019.

Këto projekte kryesisht kishin të bënin me ndihmë financiare për renovim të shtëpisë, megjithatë ZKA-ja thotë se nuk arsyetonin mjaftueshëm nevojën për ndihmën e kërkuar. /Zëri

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu