Zv/drejtori i AKI-së që zbuloi skandalet e Bashkim Smakajt

0
809

AKI

Më 27 shkurt, Latif Merovci u rikthye në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI). Ish zëvendësdrejtori që dha dorëheqje shkak i parregullësive të ish drejtorit Bashkim Smakaj, sërish është kthyer në pozitën e zëvendësdrejtorit.

Në vitin 2013, Latif Merovci u larguar nga AKI me arsyetimin se në këtë institucion ka parrëgullësi të mëdha.

Më 22 mars të vitit 2013 u raportua se Merovci dha dorëheqje dy ditë para raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, që ishte paraparë për 13 mars.

Për më tepër, dorëheqja e Merovcit pikërisht në këtë ditë, ishte bërë ngase shefi i tij Bashkim Smakaj, me të cilin ishte planifikuar shkuarja në Kuvend për të raportuar, kishte punuar me ditë të tëra që të pengonte raportimin e Merovcit në komision.

Kështu së paku, pati shkruar Latif Merovci në një letër dyfaqëshe që ia pat dërguar Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, të cilin e udhëhiqte Florin Krasniqi.

Merovcit njihet si njeriu që e ka themeluar njesitin për krime ekonomike në Policinë e Kosovës dhe kontributin e dhënë në vazhdimësi në institucionet e sigurisë së vendit.

Rikthimi i tij si numri dy i AKI-së nënkupton edhe kthimin e dinjitetit të humbur të këtij institucioni, meqë Merovci kishte kundërshtuar parregullësitë aty dhe për këtë shkak ai ishte dorëhequr.

Në ditën kur Merovci është emëruar zv/drejtori në AKI, Shkëlzen Sopjani është zgjedhur inspektor i përgjithshëm në AKI.
Për dallim nga drejtori dhe zv/drejtori i AKI-së, inspektori i raporton drejtpërdrejt kryeministrit, ndërsa në çdo gjashtë muaj është i obliguar t’i raportoj organit mbikëqyrës parlamentar me kërkesë specifike me shkrim.
Inspektori i përgjithshëm shërben për një mandat katërvjeçar, që mund të përtërihet edhe për një mandat katërvjeçar.

Paraprakisht, në krye të AKI-së ka ardhur Agron Selimaj, i cili po ashtu vlerësohet si më adekuati për këtë pozitë, pasi që dihet se imazhi i institucionit të inteligjencës së Kosovës kishte rënë për toke viteve të fundi, duke u bërë burim i skandaleve dhe parregullësive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu