‘Zvezdashi’ i TV 21’shit: Nostalgjik i Jugosllavisë

0
658

Klubi beogradas i futbollit, Crvena Zvezda, ka pasur edhe në kohën e ish-Jugosllavisë mjaft shumë tifozë nëpër Kosovë, por duket se kjo vazhdon të jetë kështu, madje në mesin e tyre janë edhe shqiptarët.

Ishte diskutuar prej kohësh, ka pasur edhe debate e shumë spekulime se jug-nostalgjikët nuk janë të paktë në Kosovë. Pakkush e kishte menduar e lëre më ta ketë besuar ekzistencën e këtij lloji të veçantë. Por ja që media e fqinjit tonë verior na japin mjaft shumë fakte për ekzistencën e tyre.

Gazeta “Press” në raportin e veçantë nga finalja e Ligës së Kampionëve të Evropës ndërmjet Chelseat dhe Bayernit, të luajtur ditë më parë në stadiumin, Allianz Arena të Munichut ka sjellë një reportazh, ku në mesin e fotografive të shumta spikat edhe ajo e disa tifozëve serbë e shqiptarë “të përbashkuar” që mbajnë një shall të ekipit të Crvena Zvezdës.

A ishte ky ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës apo i Crvena Zvezdës? Klubi bardhekuq i njohur për shovinizmin e tij të shprehur ndaj shqiptarëve, sigurisht se mbetet i befasuar që ka në mesin e tyre edhe mbështetës shqiptarë apo ndoshta nuk e ka për habi këtë punë.

Është po ky klub që e ka pasur si ligj të shkuar e të pashkruar si të doni merreni, të mos angazhojë asnjë futbollist shqiptar. Po, për histori dhe arkiva aty ka luajtur një shqiptar i Malit të Zi, pak i rëndësishëm emri i tij, në krahasim me personazhin kryesor të kësaj fotografie – redaktorin e sportit të Radio Televizionit 21, Agim Binaku.

E mira është se kolegu i gazetës, “Press”, Garic ka pasur rastin që të çmallet me kolegun e tij shqiptar të Kosovës, Binakun duke mbajtur që të dy së bashku shallin e klubit serb, pjesë të cilit për mjaft kohë ka qenë zyrtar i rëndësishëm edhe vetë kryekrimineli serb, Arkan.

Megjithatë, Garic në raportin e tij për gazetën ka kursyer emrin e kolegut të tij nga Kosova, duke mos përmendur në raportin e tij nga mëngjesi deri në mbrëmje për finalen e Kampionëve.

Gjithsesi, kujtimi për të dy ka mbetur dhe është publikuar. Nostalgjia e viteve të ish-Jugosllavisë është rikujtuar.

Nën fotografinë e gazetës së publikuar në serbishte shkruan “Igrale se delije …. Zvezdaši na tribinama Alijanc arene” (në përkthim: Luajtën Delijet… zvezdasit në tribuna të Alianz Arenës).

(linku i artikullit në internet: http://www.pressonline.rs/sr/vesti/Dnevni_magazin/story/221665/No%C4%87+kada+su+Nemci+nau%C4%8Dili+da+pla%C4%8Du.html )

A ka qenë edhe ndonjë “grobar” (në përkthim varrmihësit, si quhen tifozët e Partizanit të Beogradit) apo jo në këtë ndeshje ende nuk dihet. Por, përflitet se në Kosovë përherë ka pasur më shumë “gjobar” se sa “delije”, nëse vazhdon të jetë ende kështu nuk e dimë.

A thua ishte ky duel i delijeve dhe grobarëve të Kosovës?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu