Zviceranët votuan sot pro vendosjes së kuotave ndaj emigrantëve që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian. Referendumi që u mbajt sot tregoi se 50.3% të pjesëmarrësve të votim votuan në favor të ashpërsimit të masave.
Mirëpo, rezultatet e këtij referendumi vënë në pikëpyetje marrëveshjen që Zvicra ka me BE-në për lëvizjen e lirë. Edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, ajo ka përshtatur një pjesë të legjislacionit të saj me atë të unionit.
Brukseli, nga ana tjetër, shprehu keqardhje për rezultatin e referendumit të sotëm, i cili do të prekë një sërë marrëveshjesh mes BE-së dhe Zvicrës.
Rezultatet tregojnë se vota ishte tradicionale, me frankofonët që votuan përgjithësisht kundër masave dhe me italisht-folësit që votuan pro. Vetëm pjesa e popullsisë që flet gjermanisht ishte e ndarë në këtë referendum.