Zvicra jep lajmin e mirë për pensionistët nga Kosova

0
415

Zvicra jep lajmin e mirë për pensionistët nga Kosova

Kosovarët e kthyer nga Zvicra në vendlindjen e tyre, sërish do t`i marrin pensionet e tyre nga AHV apo IV. Gjatë ditës së sotme, Këshilli Federal zviceran ka miratuar një marrëveshje të re.

Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar sot një marrëveshje me Kosovën, e cila rregullon pagesën e sigurimeve shoqërore, pas disa viteve të ndërprerjes, shkruajnë mediat zvicerane.

Përmbajtja e marrëveshjes korrespondon me marrëveshjet e tjera të sigurimeve shoqërore të lidhura nga Zvicra dhe bazohet në standardet ndërkombëtare, informon më tej albinfo.ch. Kjo gjithashtu do të thotë se pagesat IV dhe AHV-së tani sërish do të paguhen në këtë shtet ballkanik.

Aktualisht, shtetasit kosovarë nuk i pranojnë pensionet e tyre jashtë vendit. Por, me kërkesëne tyre, mund të kërkohet rimbursimi i kontributeve nga AHV.

Kosovarët që nuk e kanë bërë këtë, nga hyrja në fuqi e kontratës mund t`i kërkojnë kontributet deri në vitin 2010, transmeton më tej Media Zvicerriane. Megjithatë, marrëveshja gjithashtu përmban një bazë për luftën kundër abuzimeve.

Marrëveshja ende nuk ka hyrë në fuqi. Fillimisht duhet të miratohet nga parlamentet e shteteve kontraktuese.Zvicra jep lajmin e mirë për pensionistët nga Kosova

Kosova është i vetmi shtet pasardhës i ish-Jugosllavisë, me të cilin Zvicra deri tani nuk kishte marrëdhënie kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu