Zvicra ndërpret ndjekjen penale ndaj Azem Sylës

0
707

Azem-Syla3

Është ndërprerë Procedura e Prokurorisë Publike të Kantonit të Soloturnit kundër ish deputetit kosovar, Azem Syla. Akuza për mashtrim dhe mosplotësim të detyrimit për paraqitje nuk kanë mundur të dëshmohen.  Në kuadrin e hetimeve janë shyqrtuar akte dhe dokument të ndryshme, pastaj është kryer një bastisje në banesën e tij dhe janë bërë disa marrje në pyetje. Është kontrolluar në mënyrë sistematike edhe gjendja financiar e të akuzuarit në bankat si në Zvicër ashtu edhe në Kosovë.

Pas të gjitha këtyre, prokuroria ka ardhur në përfundim  se nuk ka pasur keqperdorim te sustemit social nga ana e Azem Syles. Po ashtu është dëshmuar se gjatë periudhës më relevante, për hetimet, në mes të vitit 2002 dhe 2011 i akuzuar nuk ka realizuar të ardhura. Përveç kompensimit material nuk kanë mundur të dëshmohet ndonjë burim tjetër të ardhurash.

Kundër mundësisë së tij për të siguruar të ardhura flet edhe fakti se fëmijët  e tij të rritur e kan mbështetur atë financiarisht, pasi që kantoni i Soloturnit nga shkurti i vitit 2011 ia kishte ndërprerë të ardhurat kompensuese (suplementare). I akuzuari nuk ka fshehur ndonjë pasuri, thuhet më tutje në komunikatën e prokurorisë. As gjatë bastisjes në shtëpi dhe as në konsultimet  e bëra në bankat përkatëse nuk janë gjetur të dhëna për ndonjë xhirollogari relevante të tij.

Në mars të vitit 2012 prokuroria e përgjithshme e Solothurnit kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve i Solothurnit. Kallëzimi kishte të bënte me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave. Gjykata Administrative e Soloturnit në shkurt të vitit 2012 në vendimin e saj kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë sistemin e këtushëm social”. 
Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ishte detyruar të braktiste Zvicrën.

Gjykata Federale e Zvicrres konstatoi se Azem Syla per asnje rast ska keqperdorur sistemin social te Shtetit Zvicerrian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu