Zvicra sulmon Shqipërinë me pesë shqiptarë

0
529

Futboll. Selektori i kombëtares së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, u beson tërësisht futbollistëve të tij shqiptarë, pasi që i ka përzgjedhur që të gjithë, pesë prej tyre për ndeshjen kualifikuese të 11 shtatorit kundër Shqipërisë në Luzern.

Helvetikët në fakt katër ditë më herët luajnë ndeshjen e parë kualifikuese si mysafirë në Slloveni me kombëtaren nikoqire. Mesfushorët e Napolit, Valon Behrami e Blerim Xhemaili, ai i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri dhe i Borussia Moenchengladbachut, Granit Xhaka së bashku me sulmuesin e Dinamo Kievit, Admir Mehmedi do të sfidojnë kuqezinjtë.

Ndër të ftuarit, lojtari më me eksperiencë është Behrami, i cili luan për zviceranët nga viti 2005 dhe deri më tani ka shënuar 33 paraqitje e 2 gola, pas tij janë Xhemaili e Shaqiri me nga 19 ndeshje të luajtura, por ky i fundit është edhe golashënuesi më i mirë shqiptar me 5 shënime. Xhaka ka 10 ndeshje e dy gola, kurse Mehmedi 11 ndeshje e një gol.

“Ne do të luftojmë për të fituar grupin dhe për të siguruar kualifikimin direkt për në botërorin Brazili 2014. Dëgjoj shumë fjalë se grupi është i lehtë, nuk do të pajtohesha me këtë konstatim. Grupi paraqet sfidë të madhe për ne që në fillim në Slloveni presim ndeshje të vështirë”, tha Hitzfeld.

Tekniku zviceran listën e ka bërë publiku në mënyrë të veqantë, gjatë vizitës që ka pasur në një shkollë të mesme në kantonin e Zurichut. Emra të ri në listën e tij janë tre, sulmuesi i Zurichut me origjinë kroate, Josip Drmic, Jonathan Rossini i Sampdorias dhe Alain Nef.

Ai megjithatë ka vlerësuar lart skuadrën e tij. “Kemi ekip të mirë dhe atmosferë të mirë në grupin e lojtarëve. Gjenerata e re është e uritur për sukses dhe e motivuar. Ne jemi të gatshëm për sfidat që na presin”, tha ai.

Të ftuarit e Hitzfeld janë: portier Diego Benaglio (Wolfsburg), Yann Sommer (Basel), Marco Wölfli (Young Boys), mbrojtës Johan Djourou (Arsenal), Stephan Lichtsteiner (Juventus), Alain Nef (Young Boys), Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Jonathan Rossini (Sampdoria), Steve von Bergen (Palermo), Reto Ziegler (Juventus), mesfushor e sulmues Tranquillo Barnetta (Schalke), Valon Behrami (Napoli), Eren Derdiyok (Hoffenheim), Josip Drmic (FC Zürich), Blerim Xhemaili (Napoli), Gelson Fernandes (Sporting Lissabon), Mario Gavranovic (FC Zürich), Gökhan Inler (Napoli), Admir Mehmedi (Dinamo Kiev), Xherdan Shaqiri (Bayern München), Valentin Stocker (Basel), Adrian Winter (Luzern), Granit Xhaka (Borussia Mönchengladbach).

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu