Zyra e Mogherinit është duke hartuar bazën ligjore për Gjykatën Speciale

0
679

Gjykata Speciale Nderkombtare

Pengesat juridike për të themeluar një degë të Gjykatës Speciale në një shtet tjetër po dalin të jenë problematike, raporton KTV.

Holanda ishte shprehur e gatshme që të ndihmojë me këtë degë, meqenëse ka përvojë në një gjë të tillë. Por, të gjitha gjykatat që përfshijnë palë të treta që janë të vendosura në Holandë, janë ndërkombëtare.

Me këtë është rritur rreziku që kjo Gjykatë të ketë status ndërkombëtar, e në rastin më të keq të përfshihet Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Asnjë përfshirje në këtë proces po del të mos kenë institucionet e Kosovës.

Siq duket e tera ka qen nje fars, Opinioni në Kosovë esht mashtruar se Kosova po krion nje Gjykate Speciale por ne te vertet po krijohet nje Gjykate Nderkombtare e veqant për Luftën e Kosovës për te denuar çlirimtaret dhe të kriminalizohet Lufta e shejt e Shqiptarve kunder Robris Shekullore Serbosslave.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pranuar për KTV-në se Zyra e Përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, është duke hartuar bazën ligjore, përfshirë projektligjin për Gjykatën Speciale.

Zyra e Mogherinit nuk ka qenë e gatshme për një koment për këtë, përcjell Koha.net. E Task Forca Hetimore Speciale, që ka bazën në Bruksel, thotë se është në pritje të kësaj Gjykate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu