Zyrtare: Isa Mustafa vs. Fatmir Sejdiu (Vjosa Osmani)

0
604

Isa

Kryeministri Isa Mustafa e ka konfirmuar se do të jetë kandidat për të udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe për një mandat.

Ai ka thënë se arsyeja pse garon edhe për një mandat në krye të partisë është se LDK udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

“Unë do të garoj edhe për një mandat në Lidhjen Demokratike të Kosovës. LDK është në ngritje, ajo ka marrë përgjegjësinë të drejtojë Qeverinë e Kosovës dhe kjo është arsyeja që më shtyn të garoj edhe një herë për kreun e LDK-së”, ka thënë Mustafa, për botapress.com

Isa Mustafa kishte marrë udhëheqjen e LDK-së nga Fatmir Sejdiu, të cilin e pati mundur në Kuvendin Zgjedhor, duke e shpallur kandidaturën në ditën e fundit të procesit zgjedhor.

Ndërkohë, tash, po tregon se do t’i hyjë garës për të vazhduar udhëheqjen e Partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

Lideri i LDK-së ka komentuar edhe ambiciet e Fatmir Sejdiut e Vjosa Osmanit për t’u bërë udhëheqës të partisë, duke e quajtur garë normale ku do të vendosin votat e anëtarëve të LDK-së.

politike-2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu