Zyrtare: Vetëvendosje proteston kundër Vuçiqit në Tiranë, këto janë detajet

0
340
Zyrtare: Vetëvendosje proteston kundër Vuçiqit në Tiranë, këto janë detajet

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi ka ftuar qytetarët shqiptar që me 8-maj në ora 18:00 të protestojnë për të kundërshtuar ardhjen e Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut të cilët sipas tij, përdorin politikat supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Ai madje ka shkruar se që të dy këta nuk janë të mirëseardhur në Tiranë, sepse njëkohësisht rrezikojnë edhe drejtësinë e paqen në rajon.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Aleksandar Vučić dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur!

Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon.

Zyrtare: Vetëvendosje proteston kundër Vuçiqit në Tiranë, këto janë detajet

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu