
Pas raportimit të gazetës “Zëri” që data e mbajtjes së zgjedhjeve është caktuar 6 tetori, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nënshkruar vendimin për një gjë të tillë.
Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbahen më 06 tetor 2019”.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në më tej në vendimin, të cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi.
Gjatë ditës, presidenti Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës.