Zyrtarët e BE-së takohen me udhëheqës të Vetëvendosjes

0
845

levizja-vetevendosje-logo

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Visar Ymeri, u takuan me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor të Drejtoratit të Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat për Zgjerim nga Komisioni Evropian, Jean-Eric Paquet, kryesuesen e Njësisë për Kosovën nga i njëjti Drejtorat, Catherine Wendt, Zyrtaren për Kosovë nga po kjo Drejtori, Cindy Van Den Boogert, si dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, njofton kumtesa partiake.
Në këtë takim u diskutuan shumë çështje sikurse ajo e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, e liberalizimit të vizave dhe MSA-së, dialogut me Serbinë, ekstremizmit fetar etj.

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën pikëpamjet e tyre të mirënjohura për të gjitha këto duke theksuar që Kosova i ka dy probleme thelbësore prej të cilave derivojnë shumica e të tjerave: ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe papunësia e madhe.

“Për të qenë më keq se kaq, të dy këto probleme nga të gjitha qeveritë e pasluftës duke përfshirë edhe atë aktualen janë orvatur të gjejnë zgjidhje me qasje e model të gabuar duke i rritur e shtuar kësisoj problemet. Vetëvendosje si opozita prijëse në këtë mandat do të bashkëpunojë edhe me deputetët e tjerë opozitarë që Kuvendi të shndërrohet në vendin ku mbrohet Republika dhe demokracia, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ligjshmëria”, tha Albin Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu