Zyrtari kurd dëshiron qëndrim më të gjatë të amerikanëve

0
683

Një zyrtar i lartë kurd sot e ka përkrahur idenë e mbajtjes së trupave ushtarake amerikane në territorin e Irakut më gjatë se sa fundi i këtij viti, kur është paralajmëruar se do të tërhiqet ushtria amerikane.

Xhabar Javar, sekretari gjeneral dhe zyrtari i lartë në rajonin autonom të kurdëve, ka thënë se “Iraku vazhdon të ketë nevojë për forcat e SHBA-ve, për arsye sigurie dhe politike”.

Kryeministri irakian, Nuri al Maliki, ka bërë thirrje për një dialog kombëtar me grupet rivale ku do të diskutohej nëse trupat amerikane duhet të qëndrojnë apo jo më gjatë se sa fundi i këtij viti.

Më hëret, kleriku shiit anti-amerikan, Moktada al Sadër, është kërcënuar se do të aktivizojë policinë e ushtrisë së tij, Mahdi, nëse forcat amerikane qëndrojnë më gjatë se sa afati i paraparë në Irak. Megjithatë, oficeri kryesor i ushtrisë irakiene, Gjenerali, Babaker Zebari, ka thënë se vera e fundit deri kur ushtria amerikane do të ishte e nevojshme, është ajo e vitit 2020.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu